image Proevropiani Nicusor Dan siguron fitoren presidenciale në Rumani

Evropë

Proevropiani Nicusor Dan siguron fitoren presidenciale në Rumani

news image

Kryebashkiaku liberal dhe pro-evropian i Bukureshtit, Nicusor Dan, ka triumfuar në garën e fortë për drejtimin e presidencës së Rumanisë, duke mposhtur rivalin e tij nacionalist George Simion. Pas raundit të parë ku Simion fitoi bindshëm, balotazhi i së dielës shënoi fitoren e Dan me 53.6% të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Simion pati mbështetje më të madhe nga diaspora rumune, por kjo nuk mjaftoi për të marrë postin më të lartë shtetëror. Dan, matematikani dhe kryebashkiaku i Bukureshtit, mori mbi 6 milionë vota nga rreth 11.5 milionë qytetarë që morën pjesë në zgjedhje.

Në një fjalim pas shpalljes së rezultatit, Dan u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vendit për bashkëpunim.

“Ne duhet ta ndërtojmë Rumaninë së bashku, pavarësisht për kë votuat.” Mbështetësit e tij brohoritën me entuziazëm para Bashkisë së Bukureshtit, duke shprehur shpresën për një ndryshim të thellë në vend.

Nga ana tjetër, George Simion pranoi humbjen dhe reagoi në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, duke mbyllur kështu një fazë të tensionuar politike në Rumani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/