Gjatë mbrëmjes së sotme, Arbana Osmani, ka lexuar fillimisht emrat e banorëve që mund të vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë e Big Brother, raporton Gazeta Sinjali.
Ani pse që nga e shtuna, banorja Dea Mishel, është shndërruar në një nga figurat më të urryera në botën e showbizit, ajo ishte e dyta nga banorët që iu kumtua lajmi se nuk do të eliminohet.
Nga sondazhet e bëra nëpër faqe të ndryshme, Dea ka qenë pikërisht ajo me më së shumti vota për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I gjithë ky pezm ndaj saj shpërtheu pas vendimit për t’i çuar në televotim treshen Efi-Luiz-Kiara, çka pasoi me eliminimin e Efit, njërës nga banoret më të dashura për publikun në këtë edicion.