image Prodhuesit e Kosovës të goditur nga konkurrenca aziatike

Prodhime Vendore

Prodhuesit e Kosovës të goditur nga konkurrenca aziatike

news image

Një delegacion i Aleancë Kosovare të Bizneseve me disa prodhues kosovar të sektorit të tekstilit dhe veshjeve po marrin pjesë  në Edicionin e tretë International Leather Line Expo & International Conf Expo 2022 nga data 13-15 tetor në qendrën e organizimit të panaireve Ndërkombëtare EXPOCITY Albania në Tiranë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se sektori i tekstilit dhe i lëkurës në Kosovë dhe Shqipëri është sektor i rëndësishëm, por është i pambështetur nga institucionet qeveritare.

“Për atë nuk është  i zhvilluar mirë dhe është i goditur nga korporatat e fuqishme sidomos nga shtetet aziatike te cilat po i gjunjëzojnë prodhuesit vendor”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria duhet të zhvillojnë sektorët me prioritet duke mos e anashkaluar edhe tekstilin, lëkurën dhe sektorët tjerë që rritin nivelin e konsumit të përbashkët kombëtar duke rritur shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona te cilat kanë arritur shumë marrëveshje në mes qeverive, por nga ato janë pak të zbatueshme e që kishin qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik kulturor, arsimor e sportiv.

“Ballkani i hapur duhet të jetë jo me ngjyre politike, por vetëm me mundësi të zhvillimit ekonomik në të gjitha drejtimet e sidomos nëse kjo është në të mirë të rritjes së prodhuesve të Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën qeveritë duhet të krijojnë politika më nxitëse për ekonomit vendore”, theksoi Shahini.

/GazetaSinjali/