image Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet, mbështeten 1 mijë 905 raste

Sociale

Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet, mbështeten 1 mijë 905 raste

news image

Janë procesuar pagesat për afër dy mijë familje të prekura nga vërshimet në shtator të vitit 2022 dhe në janar të vitit 2023.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Murati, tha se 620 familje janë të mbështetura për vërshimet e shtatorit 2022, ndërsa një mijë e 285 familje janë të mbështetura për vërshimet e janarit 2023.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”, tha ai.

“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, u shpreh Murati.

Qeveria e Kosovës kishte ndarë muajin e kaluar 9 milionë euro për mbështetjen e ekonomive familjare të prekura nga vërshimet.

/GazetaSinjali/