image Procesi i lindjes mund të kryhet edhe në shtëpi

Shëndetësi

Studim/ Procesi i lindjes mund të kryhet edhe në shtëpi

news image

Lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital, thotë një studim i fundit.

Ky përfundim erdhi në bazë të hulumtimit të rreth 500 mijë lindjeve në shtëpi në tetë vende të botës: Kanada, SHBA, Zelandë të Re, Japoni, Angli, Suedi, Australi dhe Holandë.

Sipas këtij studimi, nuk rezultoi të kishte asnjë rrezik në këto raste. Fëmijët erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Gjatë procesit të lindjes nuk kishte asnjë komplikim dhe as përgjatë katër javëve të para të jetës së foshnjave.

Nënat e reja  në shumicën e rasteve hezitojnë të lindin në shtëpi për shkak të frikës së rrezikut, por ky studim hedh dritë dhe dëshmon se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital, por vetëm nëse gjatë shtatzënisë nuk ka pasur komplikime./Sinjali/