image Probleme globale në platformat e Metës, Facebook dhe Instagram jashtë funksionit për shumë përdorues

Teknologji

Probleme globale në platformat e Metës, Facebook dhe Instagram jashtë funksionit për shumë përdorues

news image

Platformat kryesore të kompanisë Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, janë përballur sërish me probleme teknike, duke shkaktuar vështirësi për mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës.

Përdorues të shumtë kanë raportuar probleme me qasjen në llogari, ndërsa disa prej tyre kanë hasur pengesa gjatë përdorimit të shërbimeve të komunikimit dhe rrjeteve sociale.

Problemet më të mëdha janë raportuar në Messenger, ku përdoruesit kanë hasur vonesa ose pamundësi për të dërguar dhe pranuar mesazhe.

Kjo është hera e dytë brenda 72 orëve që shërbimet e Metës përballen me ndërprerje apo vështirësi teknike.

Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e problemit, ndërsa kompania Meta ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me ndërprerjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/