Komuna e cila është e para për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është Prizreni, e cila deri tani ka shënuar pesë viktima.
Pas Prizreni, e dyta është Leposaviqi, e cila deri sot ka shënuar katër viktima nga koronavirusi.
Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve, ku sot janë konfirmuar gjithsej 49 raste me koronavirus.
Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër, ndërsa pacienti i fundit që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë është një 76-vjeçarja nga Komuna e Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive e QKUK-së, ku thuhet se “sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944).
Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës./Gazeta Sinjali/