image Prizrenasi nga burgu kërcënon nënën e tij: Si të lirohna kom me iu vra krejtve

Siguri

Prizrenasi nga burgu kërcënon nënën e tij: Si të lirohna kom me iu vra krejtve

news image

Foto ilustruese


Telashet mes anëtarëve të familjes shpesh herë tejkalojnë edhe muret e shtëpive, duke u dashur me patjetër intervenimi i Policisë që të zgjidhen problemet. Kështu kishte ndodhur edhe në një familje në Prizren, ku si pasojë djali 33-vjeçar tashmë është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Gazeta Sinjali.

Por konfliktet nuk kanë marrë fund me arrestimin e tij, pasi që ai edhe nga qelia vazhdon të shkaktojë probleme për familjen.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e të dyshuarit ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se djali i saj e ka kërcënuar përmes telefonit se do t’i vrasë të gjithë anëtarët e familjes posa të dalë nga burgu.

Bazuar në dëshminë e saj, kjo ka ndodhur për shkak se si pasojë e denoncimit të saj në organet e rendit, është arritur që 33-vjeçari të arrestohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ‘Mospërfillje e gjykatës’ dhe ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/