image Prizren| Zhduket 15-vjeçarja, familja në ankth – Policia nis kërkimet

Siguri

Prizren| Zhduket 15-vjeçarja, familja në ankth – Policia nis kërkimet

news image

Një familje nga Prizreni po kalon orë ankthi, pasi vajza e tyre 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe prej më shumë se një dite nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është raportuar mbrëmjen e 11 qershorit në Stacionin Policor në Prizren nga nëna e së miturës, e cila ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e vajzës së saj.

Sipas deklarimit të saj, vajza me inicialet L.A. (15 vjeçe) është larguar nga shtëpia në rrugën “Shote Galica” më 10 qershor, rreth orës 18:00, dhe që nga ai moment nuk është kthyer më në banesë.

Familjarët kanë deklaruar se e kanë kërkuar të miturën në vende të ndryshme dhe kanë tentuar vazhdimisht të kontaktojnë me të, por pa rezultat.

Pas marrjes së kallëzimit, rasti është trajtuar fillimisht nga hetuesi kujdestar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Në kërkim të 15-vjeçares janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale në Prizren, të cilat po zhvillojnë veprime intensive për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast dhe apelon që kushdo që posedon informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e së miturës, ta njoftojë menjëherë Policinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/