image Prizren, një puntore e bankës has në para të falsifikuar

Siguri

Prizren, një puntore e bankës has në para të falsifikuar

news image

Mbrëmë rreth orës 20:30, një grua e cila është menaxhere e njërës nga filialet e një banke në Prizren është ankuar në polici se ka hasur në një kartmonedhë të falsifikuar në vlerë të 100 eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Në polici ajo ka thënë se një burrë ka deponuar në njërin nga bankomatët këtë kartëmonedhë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren ku kanë thënë se kartëmonedha është sekuestruar dhe se ky rast është duke u hetuar.

“Në rrugën “Suzi Qelebiu” të Komunës së Prizrenit, më datë 13 nëntor, rreth orës 20:30, një grua, e cila ishte menaxhere e njëjrës nga filialet e bankës ka raportuar se një burrë më datë 13 nëntor ka deponuar në njërin nga bankomatët kartmonedhën prej 100 Euro, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Njësitë përkatëse i janë përgjigjur rastit dhe kartmonedha është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/