image Prizren: Në sheshin "Shadervan" grabitet një shtetas i huaj nën kërcënimin e thikës

Siguri

Prizren: Në sheshin “Shadervan” grabitet një shtetas i huaj nën kërcënimin e thikës

news image

Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e thikës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima ka qenë shtetas japonez me vend qëndrim të përkohshëm në Prizren.

Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, lidhur me rastin por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Burimet e Gazetës Sinjali, bëjnë të ditur se Policia po kërkon tre persona të dyshuar, të cilët kanë kryer grabitjen.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/