image Prizren: I zoti i dasmës përfundon në Polici, gjuajti 10 herë me armë zjarri

Siguri

Prizren: I zoti i dasmës përfundon në Polici, gjuajti 10 herë me armë zjarri

news image

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në fshatin Atmaxhë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar se atje ka pasur të shtëna me armë, ku kanë takuar të zotin e shtëpisë ku po mbahej dasma, cili ka pranuar që ta dorëzojë armën e tij bashkë me një karikator dhe 5 fishekë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.

/GazetaSinjali/