image Prizren/ Gjendet i shtrirë në rrugë një person i lënduar, dërgohet në QKUK

Siguri

Prizren/ Gjendet i shtrirë në rrugë një person i lënduar, dërgohet në QKUK

news image

Një person është gjetur i shtrirë me lëndime trupore në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren në mbrëmjen e kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë kanë njoftuar se viktima ndihmën e parë e ka marrë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por për shkak të lëndimeve të rënda për tretman mjekësor është dërguar në QKUK.

Sipas burimeve të njëjta, deri tani nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar dhe ende nuk dihet se si ka ardhur deri te rasti./Gazeta Sinjali/