image Prizren: Gjakoset 30-vjeçari në oborrin e qendrës sportive, dy persona ia vjedhin telefonin

Siguri

Prizren: Gjakoset 30-vjeçari në oborrin e qendrës sportive, dy persona ia vjedhin telefonin

news image

Rastet e vjedhjeve e grabitjeve janë bërë një dukuri shumë shqetësueses. Qytetarët shpesh nuk kanë siguri as në hapësirat publike ku ka më shumë njerëz të lëvizin sigurt. Një rast i tillë ka ndodhur në Prizren, por këtë herë në qendrën sportive “Sezai Surroi”, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në oborrin e kësaj qendre dy persona e kanë sulmuar brutalisht një 30-vjeçar, të cilit më pas ia kanë marrë një telefon dhe kanë ikur.

Gjatë përleshjes, të dyshuarit e kanë gjakosur viktimën, i cili u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore në spital e më pas ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

I riu ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast dhe posa të kapen të dyshuarit, do të merren veprimet hetimore ndaj tyre.

/GazetaSinjali/