image Prizren: E shantazhuan për 800 euro për të mos ia publikuar fotografitë

Siguri

Prizren: E shantazhuan për 800 euro për të mos ia publikuar fotografitë

news image

Në rrugën “Meriman Jakupi” në Prizren, dje rreth orës 13:00, një person ka informuar përmes rrjetit social se është shantazhuar nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se shantazhi kishte të bënte me publikimin e disa fotografive personale të viktimës.

Sipas viktimës, i dyshuari ia kishte kërkuar shumën prej 800 euro për të mos ia postuar këto fotografi dhe viktima ia kishte dhënë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/Gazeta Sinjali/