image Prizren: Burri kërcënon gruan me të cilën është në prag divorci, përfundon në pranga të Policisë

Siguri

Prizren: Burri kërcënon gruan me të cilën është në prag divorci, përfundon në pranga të Policisë

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Ka shumë raste kur ato përjetojnë presion e kërcënime pasi vendosin të shkurorëzohen. Një rast i tillë është raportuar të hënën në Prizren, ku një grua e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin B.R., të cilin e ka raportuar ish-gruaja e tij, që ka kërkuar ndihmë nga Policia për dhunën psikike që ka ushtruar ndaj saj, duke e kanosur.

Mesazhet kërcënuese që kishte pranuar nga i dyshuari, e shtynë viktimën që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka deponuar edhe dëshmi kundër ish-burrit të saj. Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të jetë vendimi për t’u ndarë, ku për pasojë i dyshuari e kishte kërcënuar viktimën.

Posa rasti është denoncuar, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/