image Pritjet në dalje të Merdares arrijnë në 8 orë

Sociale

Pritjet në dalje të Merdares arrijnë në 8 orë

news image

Pritjet në dalje të Pikë Kalimit Kufitar në Merdare pasdite kanë arritur deri në 8 orë e kolona deri në 3 kilometra, raporton Gazeta Sinjali.

E në dalje të PKK Dheu i Bardhë pritjet kanë arritur deri në tri orë e kolona deri deri në 2.3 kilometra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të QKMK-së në dalje të pikë kalimit kufitar Muçibabë e Mutivodë pritjet janë deri në 2 orë e kolonat janë nga në 250 deri 1 mijë metra.

Derisa në dalje të pikë e kalimeve tjera kufitare nuk ka pritje e kolona.

/GazetaSinjali/