image Pritjes i vjen fundi, zbulohet data e premierës së filmit “No time to die” - Sinjali

Pritjes i vjen fundi, zbulohet data e premierës së filmit “No time to die”

news image

“No time to die”, filmi i ri dhe i shumëpritur i James Bond më në fund arrin në kinema pas mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit. Premiera botërore e filmit do të zhvillohet më 28 shtator në Royal Albert Hall në Londër.

Filmi do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 30 shtatori dhe gjithashtu në Itali në të njëjtën datë, me Universal Pictures International, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është planifikuar të dalë më 8 tetor.

Filmi i pestë dhe i fundit i Bond me Daniel Craig, në të cilin do të shohim gjithashtu një keqbërës të ri të shfaqet me fytyrën e Rami Malek dhe një agjent të ri të luajtur nga Lashana Lynch, do të shfaqet premierë në një festival për herë të parë. Festivali i Filmit në Zvicër do të mirëpresë premierën më 28 shtator.

“Kjo është hera e parë që një film i Bond është përzgjedhur zyrtarisht në një festival,” tha drejtori i tij i artit, Christian Jungen. “Ne kemi qenë duke luftuar për muaj për ta marrë këtë dhe na është dashur të negociojmë çdo detaj të vogël me kompaninë e shpërndarjes Universal.

“Asnjëherë më parë James Bond nuk ka qenë në përzgjedhjen zyrtare të një festivali filmi, “shtoi ai. Për agjentin 007 ky është filmi i 25 -të.

Në “No Time to Die”, Bond ka lënë detyrën aktive dhe po shijon një jetë të qetë në Xhamajka. Paqja e tij është jetëshkurtër kur shoku i tij i vjetër Felix Leiter nga CIA shfaqet duke kërkuar ndihmë. Misioni për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer rezulton të jetë shumë më i pabesë se sa pritej, duke e çuar Bondin në gjurmët e një krimineli misterioz të armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.

Drejtuar nga Cary Joji Fukunaga, filmi interpretohet nga Craig, Rami Malek, Léa Seydoux, Lashana Lynch, Ben Whishaw, Naomie Harris, Jeffrey Wright, Christoph Waltz dhe Ralph Fiennes. Prodhuesit janë Michael G. Wilson dhe Barbara Brokoli.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin