Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata sidomos në vendkalimin kufitar Merdare që ndan Kosovën me Serbinë.
Sipas të dhënave të përditësuara para pak minutash nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 4 deri në 5 orë.
Ndërsa, për të hyrë përmes kësaj pike kufitare në Kosovë qytetarët presin ndërmjet 5 e 10 minuta.
Për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Mutivodë, qytetarët presin 30 minuta. Kurse, te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 minuta.
Kurse, në pikat e tjera si Jarinje e Muçibabë, pritjet janë në maksimum 10 minuta. /Sinjali/