Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika të kalimit kufitar, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:43, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po presin deri në 60 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Në dalje, pritjet arrijnë në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 150 metra.
Në Muçibabë, pritjet në dalje janë nga 20 deri në 25 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Në hyrje, pritjet variojnë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona arrin në 100 metra.
Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 20 minuta në të dyja drejtimet, ndërsa kolonat arrijnë në rreth 80 metra.
Te Bërnjaku janë krijuar kolona prej 250 metrash në hyrje dhe 100 metrash në dalje, megjithëse pritjet variojnë nga tri deri në pesë minuta.
Në Jarinje, pritjet në dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në hyrje nga pesë deri në dhjetë minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në dhjetë minuta.
Për kamionët nuk janë raportuar kolona, ndërsa pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tri deri në pesë minuta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!