Pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë po regjistrohen në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku qytetarët po presin deri në 50 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 12:04, kolona në hyrje në këtë pikë kufitare arrin nga 70 deri në 80 metra, ndërsa në dalje pritjet janë nga tre deri në pesë minuta.
Në Merdarë pritjet për hyrje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Muçibabë rreth 15 minuta. Në Han të Elezit pritjet arrijnë deri në 10 minuta, kurse në Bërnjak, Jarinjë dhe Vërmicë nga pesë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht nga një deri në pesë minuta. Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!