Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata për dalje nga vendi.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë është në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 120 minuta në dalje. Kolona në këtë pikë arrin deri në 2 kilometra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë deri në 80 minuta, ndërsa për dalje deri në 25 minuta. Kolona në dalje është rreth 1 kilometër.
Në Hani i Elezit, pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në hyrje dhe dalje.
Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë deri në 15 minuta, me kolonë rreth 50 metra.
Në Kullë, pritjet janë 3-5 minuta, ndërsa kolonat janë nga 10 deri në 20 metra.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 10 minuta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!