image Pritje deri në 1 orë në disa pika kufitare, kolona më e gjata në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë

Kosovë

Pritje deri në 1 orë në disa pika kufitare, kolona më e gjata në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë

news image

Pritjet për dalje nga Kosova në disa pika kufitare kanë arritur deri në një orë, sipas të dhënave të fundit të publikuara për fluksin në kufi.

Kolona më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku për dalje të automjeteve pritjet arrijnë deri në 60 minuta, ndërsa kolona është rreth 500 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta, me kolonë prej rreth 500 metrash, bëhet e ditur në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Sinjali.

Edhe në Hanin e Elezit ka pritje, ku automjetet përballen me rreth 15 minuta pritje si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat janë rreth 100 metra.

Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/