image Pritet të ndalohet përdorimi i Tik Tok-ut për punëtorët federalë në SHBA

Teknologji

Pritet të ndalohet përdorimi i Tik Tok-ut për punëtorët federalë në SHBA

news image

Një komitet i Senatit të SHBA-së ka njoftuar se javën e ardhshme do të votohet një projektligj i propozuar nga senatori republikan, Josh Hawley, në bazë të së cilit, punonjësve federalë do të ju ndalohehet përdorimi i aplikacionit Tik Tok.

Komiteti i Sigurisë së Brendshme dhe Çështjeve Qeveritare do të marrë në shqyrtim projektligjin “Jo TikTok në qeverisë” më 22 korrik.

“Ky aplikacion është një rrezik i madh për sigurinë”, ka thënë senatori Hawley.

Disa agjenci amerikane që merren me çështje të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës tashmë u kanë ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndalimin e disa aplikacioneve përfshirë Tik Tok.

Pompeo ka thënë se amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacionit.

Sipas një ligji kinez të vitit 2017, kompanitë kineze kanë një detyrim të mbështesin dhe bashkëpunojnë në punën e inteligjencës kombëtare të Kinës. /GazetaSinjali/