image Pritet të fillojë edhe një linjë e re hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës - Sinjali

Takimi/ Pritet të fillojë edhe një linjë e re hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës

news image

Aleksandar Vuçiq, në takimin e mbajtur sot me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, tha se ndër të tjerash me zyrtarin amerikan kanë biseduar edhe për një linjë të re hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Vuçiqit, linja hekurudhore do të lehtësojë transportin dhe është në të mirë të të dyja shteteve, përcjell Gazeta Sinjali.

“Biseduam edhe për tema tjera për rreth marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe z.Grenell që nga e hëna do të organizon mes ekspertëve të hekurudhave dhe rrugëve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë, këto janë çështje kyçe që nuk I bëjnë dëm askujt dhe është normale që këtu do të ketë çështje që nuk do të janë të lehta, sa i përket linjës ajrore ne kemi 2-3 hapa që duhet t’i lëvizim njëkohësisht dhe të vendoset me drejtoritë për aviacion civil dhe KFOR-in, të njejtat zhvillime që janë bërë për vendosjen e linjës ajrore do të bëhen edhe për vendosjen e linjës hekurudhore, ne do të shohim si të lehtësojme jetën e njerzve në Prishtinë dhe Beograd”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkaq, i deleguari i posaçëm i SHBA-ve, është shprehur se në takim para se gjithash është diskutuar për përmirësimin e standardit të jetesës dhe infrastrukturës.

Kujtojmë se para disa ditëve është arritur një marrëveshje për linjën ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin