image Pritet dorëzimi i njërit nga të dyshuarit për "avullimin" e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Kosovë

Pritet dorëzimi i njërit nga të dyshuarit për “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

news image

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njëri nga të dyshuarit për “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Kadri Shala, i cili pas pranimit të këtyre mjeteve, ka udhëtuar për në Turqi, tashmë ndodhet në Shqipëri.

Ai pritet që sonte të udhëtojë për në Kosovë, përmes pikës kufitare të Vërmicës, me qëllim që të negociojë dorëzimin e tij tek autoritetet kosovare që e kanë shpallur në kërkim.

Pronarët e kësaj kompanie, Valon Shala dhe Kadri Shala dyshohet se pranuan në mënyrë të jashtëligjshme 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Valon Shala dhe Kadri Shala, pas pranimit të mjeteve kanë qenë në Turqi, ndërsa tani Kadri Shala ka udhëtuar në Shqipëri dhe vendndodhja aktuale e tij është atje. /Gazeta Sinjali/