image Prishtinë/Sulmohet 14-vjeçari nga disa persona, dërgohet në QKUK

Siguri

Prishtinë/Sulmohet 14-vjeçari nga disa persona, dërgohet në QKUK

news image

Gjatë ditës së mërkurë, një burrë ka raportuar në polici se djali i tij, 14 vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona të pa njohur, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se i mituri, për shkak të lëndimeve që ka marrë si pasojë e sulmit është dërguar në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së mërkurë në Prishtinë.

Rasti në polici është iniciuar si “Lëndim trupor” dhe po vazhdon të hetohet. /GazetaSinjali/