Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë së Prishtinës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të fillojnë fushatën dhe ligjëratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm – mbijetesë”.
Prej nesër deri më 7 tetor do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjërata vetëdijësuese për gratë dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme sipas këtij orari:
QMF 1 – 26.09.2019, ora 13:30-14:30 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim me gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
QKMF – 30.09.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
QMF Besi – 30.09.2019, ora 11:00-12:00- ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Besi dhe Bardhosh;
QKMF – 01.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Besi;
QKMF – 02.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Bardhosh;
QMF Hajvali – 02.10.19, ora 11:00-12:00 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Hajvali dhe Mramor;
QKMF – 03.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Hajvali;
QKMF – 04.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Mramor;
AMF – 04.10.19, ora 11:00 – 12:30 – ligjëratë informuese për gratë e fshatit Keqekollë;
QKMF – 07.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Keqekollë;
Një nga 8 gra diagnostikohet gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta. Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.
Po ashtu, mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera./Gazeta Sinjali/