image Prishtinë – një grua thotë se u dhunua nga pesë burra dhe u detyrua të pinte drogë për gjashtë ditë rresht

Siguri

Prishtinë – një grua thotë se u dhunua nga pesë burra dhe u detyrua të pinte drogë për gjashtë ditë rresht

news image

Policia ka inicuar një rast të dhunimit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, viktima derisa dëshmonte për një rast të kanosjes ndaj të dashurit të saj, kishte rrëfyer rastin e dhunimit ndaj saj.

Siç kishte dëshmuar ajo, i dyshuari që e kishte kanosur të dashurin e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar dhe se së bashku me katër persona e kishte dhunuar. Veç kësaj, atë e kishin detyruar të konsumonte substancë narkotike nga 30 prilli e deri më 5 maj.

Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/