image Prishtinë/ Largohet nga puna taksisti që lejoi dy vajza të dalin në xhamat e veturës dhe të vallëzojnë

Kosovë

Prishtinë/ Largohet nga puna taksisti që lejoi dy vajza të dalin në xhamat e veturës dhe të vallëzojnë

news image

Gazeta Sinjali sot publikoi një video, në të cilën shiheshin dy vajza të cilat kanë dalë në xhamat e një taksie dhe vallëzojnë derisa vetura është në lëvizje në qendër të Prishtinës.

Nga kompania e taksive “Roberti” kanë thënë për Gazetën Sinjali se e kanë pushuar nga puna shoferin i cili po voziste taksinë, në të cilën po vallëzonin të rejat.

Menaxheri i kësaj kompanie bëri të ditur se me rastin po merret edhe Policia.

“Po, edhe Policia dhe ne jemi duke u merr me këtë problem. Këtij vozitësi i ndërpritet marrëdhënie e punës në kompaninë tonë, automatikisht”, tha ai.

Më poshtë mund të shihni videon në fjalë:

/GazetaSinjali/