image Prishtinë: 50-vjeçari ushtron dhunë ndaj ish gruas, tenton ta rrah edhe vajzën e tyre

Siguri

Prishtinë: 50-vjeçari ushtron dhunë ndaj ish gruas, tenton ta rrah edhe vajzën e tyre

news image

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është denoncuar dje nga një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari përveç gruas, ka tentuar ta sulmojë fizikisht vajzën e tyre.

Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar këtë kohë.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/