image Prishtinasi që rezultoi me koronaviurs për herë të dytë, IKSHPK nuk ka kapacitete për ta testuar sërish

Shëndetësi

Prishtinasi që rezultoi me koronaviurs për herë të dytë, IKSHPK nuk ka kapacitete për ta testuar sërish

news image

Petrit Bylykbashi, ka qenë njëri nga të infektuarit me koronavirus, por i cili u shërua më pas.

Ndonëse kaluan disa javë nga shërimi i tij, Bylkbashi ka thënë se virusi iu është kthyer sërish.

Sipas tij, ai ka dalë për të dytën herë pozitiv.

“’Unë momentalisht jam duke kaluar brenda një sulmi, me marramendje dhe dhimbje të nyjeve. Të premten në test kam rezultuar pozitiv, por të shtunën negativ, gjithë kohen kam qenë ne kontakt me infektologët”, ka thënë Bylykbashi.

Por, për këtë situatë ka folur edhe mikrobiologu Lul Raka.

‘’Fatkeqësisht nuk kemi kapacitetete t’i bëjmë një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit. Duhet të qendrojë në shtëpi. Petriti tha që ka bërë analiza, por duhet të bëjë edhe analiza të tjera, të përcjellë gjendjen klinike, dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka.

Bylykbashi ka treguar gjendjen e tij, duke treguar se ka bërë analiza edhe për sëmundje të tjera.

“Sot kam bërë edhe analiza për sëmundje tjera. Pas 6 ditëve me simptoma në mars, kam rezultu pozitiv, dhe pas 3 mujve, une prapë kontaktoj me Institutin për shkak të simptomave. Nuk kam grip, unë po vazhdoj të bëjë teste prapë, unë prap do të bëjë teste. Ajo cka është  e vërteta teorikisht e tregon Luli , por unë po tregoj praktikisht po kam problem me frymëmarrje me ethe dhe temperaturë, koll, dhe dhimbje të nyjeve, kjo është e vërteta. Kam rezultuar në testin e parë pozitiv, në testin e nesërm kam rezultuar negtiv’’, ka thënë Bylykbashi në T7.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 3.508. /GazetaSinjali/