image Prishtinasi futet si kapadai në qebaptoren ‘Te daja’, e rrah zyrtarin policor që reagoi dhe ikë

Siguri

Prishtinasi futet si kapadai në qebaptoren ‘Te daja’, e rrah zyrtarin policor që reagoi dhe ikë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, qoftë gjatë detyrës zyrtare apo edhe kur s’janë në uniformë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot te qebaptorja “Te Daja” në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një qytetar e sulmoi fizikisht një zyrtar policor.

Sinjali mëson se incidenti ndodhi pasi polici i cili ishte jashtë detyrës zyrtare reagoi për ta vënë situatën nën kontroll për shkak të sjelljeve agresive të personit të dyshuar pasi u fut në qebaptore.

Ndërhyrja e policit pasoi me prezantimin e tij si polic, por papritmas i dyshuari u hodh në sulm, duke e goditur me grushte – ku për pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se në zyrtari policor ka marrë ndihmën mjekësore në vendin ë ngjarjes, ndërsa ka intervenuar edhe Policia.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshuar.

/GazetaSinjali/