image KB Sigal Prishtina shpallet kampione në Ligën Ballkanike

Futboll

KB Sigal Prishtina shpallet kampione në Ligën Ballkanike

news image

KB Sigal Prishtina Mercure është shpallur për herë të tretë kampione në Ligën Ballkanike.

Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti AEL-in nga Limassoli, nikoqirët e “Final 4”.

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me shifrat 72:67.

Shaheed Davis me 16 pikë dhe Donte Clark me 15 sosh ishin basketbollistët më meritorë në triumfin e prishtinasve.

Te qipriotët u dalluan Jerai Grant dhe Jordan Shepherd me nga 17 pikë secili.

Për Prishtinën është hera e tretë në histori të klubit që fiton titullin e më të mirës në këtë garë, në finalen e tretë.

/GazetaSinjali/