image Prishtina pritet të mbyllet për një javë

Kosovë

Prishtina pritet të mbyllet për një javë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore, raporton Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se ky rekomandim është bërë duke përdorur numrin aktiv të të infektuarve.

“Duke marrë parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar”, ka njoftuar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/