image Prishtina përdor aplikacion me mbishkrime serbe

Kosovë

Prishtina përdor aplikacion me mbishkrime serbe

news image

Komuna e Prishtinës, kohë më parë, ka lansuar një aplikacion për orientim të qytetarëve në transportin publik.

Ky aplikacion që tregon në kohë reale vendndodhjen e autobusëve nëpër linjat e transportit të komunës së Prishtinës, duket se e ka një defekt. 

Ai nuk e njeh në tërësi toponiminë shqipe të godinave të objekteve brenda territorit të Prishtinës por objektet shfaqen edhe në emërtim serb.

“Une e perdori shpesh transportin publik, po ashtu e perdori nje aplikacion (harte) si orientim per vendndodhjen e autobuseve. Harta per perdoruesit e autobuseve mund te sherbeje si pike orientuese – informative, ndersa per bizneset marketing. Kohe me pare ne ate harte verejta edhe objekte te Kazinove si pike referuese per adresa dhe per kete ‘leshim’ ne nje takim te rastesishem ia thash nje zyrtari te larte komunal, gje qe pas nje kohe e pashe se ishin hequr kazinot. Sot, po shohe se ka objekte qe jane te emertuara vetem ne gjuhen serbe, Katedralja ‘Nena Tereze’.”, ka bërë të ditur kryeredaktori i mediumit publik, Xhymret Veliu teksa ka shpërndarë foton nga ky aplikacion në rrjetin e tij social. /Sinjali/