image Prishtina ndryshon lokacion për ndeshjen ndaj Llapit

Futboll

Prishtina ndryshon lokacion për ndeshjen ndaj Llapit

news image

Prishtina do të përballet me Llapin të dielën në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Deri tani, ndeshjet si vendas Prishtina i ka luajtur në Lipjan, megjithatë ka ndryshuar lokacion për këtë xhiro.

Prishtina e pret Llapin në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, të dielën më 28 prill nga ora 15:00.

Prishtina vjen pas kualifikimit në finale, teksa në kampionat nuk ka ndonjë objektiv për të arritur.

Në anën tjetër, Llapi është duke luftuar për titull kampioni dhe i duhet patjetër fitorja.

/GazetaSinjali/