image Prishtina mposht Vëllaznimin në përballjen e tretë, kualifikohet në gjysmëfinale të Play-Off

Basketboll

Prishtina mposht Vëllaznimin në përballjen e tretë, kualifikohet në gjysmëfinale të Play-Off

news image

Klubi basketbollistik Sigal Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Play-Off për sezonin 2023-24.

Kryeqytetasit kanë mposhtur në ndeshjen e tretë çerekfinale skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova me rezultat 83-73.

Të dyja skuadrat fituan nga një ndeshje në terrenin e tyre, teksa ajo përcaktuesja duhej të luhej në kryeqytet për shkak të renditjes tabelare të cilën e favorizonte Prishtinën.

Prishtina në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën, teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në Minatori.

/GazetaSinjaliSport/