Prishtina e ka kuptuar me kë do të ndeshet në rrethin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference Leagues.
Kryeqytetasit u eliminuan në rrethin e parë kualifikues të Champions Leagues, që nënkupton se garat do t’i vazhdojnë në Conference League.
Kampioni i Uellsit, Connah’s Quay Nomads do të jetë kundërshtari i Prishtinës, pasi kjo skuadër u mposht sonte nga Alashkert në rrethin e parë kualifikues të Champions Leagues.
Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/