image Prishtina me fitore të lehtë kalon në finale të Ligës Ballkanike

Basketboll

Prishtina me fitore të lehtë kalon në finale të Ligës Ballkanike

news image

Sigal Prishtina Mercure ka kaluar pa problem në finale të Ligës Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti sot në gjysmëfinale skuadrën nga Mali i Zi, Lovcen.

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” në Limassol të Qipros, përfundoi me rezultatin 89:69.

Për dy herë kampionët e kësaj gare, Prishtinën, më të dalluarit ishin Donovan Smith me 14 pikë, Shaheed Davis me 12, Henrik Sirko me 11 dhe Donte Clark me 10 sosh.

Ndërsa, te malazezët u dalluan Nikola Paraca dhe Andreja Stevanovic, që shënuan nga 11 pikë secili.

Prishtina në finalen e së dielës do të takohet me fituesin nga ndeshja mes AEL-it dhe Pejës, që zhvillohet sonte nga ora 19:30.

Kujtojmë se “Final 4” i Ligës Ballkanike këtë vit është duke u mbajtur në Limassol të Qipros, me AEL-in si klub nikoqir. 

/GazetaSinjali/