image Prishtina kërkon trofeun e tretë në Ligën Ballkanike

Basketboll

Prishtina kërkon trofeun e tretë në Ligën Ballkanike

news image

Pas dy fitoresh në Ligën Ballkanike, këtë të dielë Sigal Prishtina do të kërkojë trofeun e tretë në ndeshjen kundër skuadrës qipriote, AEL Limassol.

Sfida vazhdohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi.

Bardhekaltrit kanë fituar dy herë këtë garë, në vitin 2015 dhe 2016. Ndërkaq, tre fitore ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.   

/GazetaSinjali/