image Prishtina 01 shpallet për herën e dytë kampion i Kosovës në futsall

Sporte të tjera

Prishtina 01 shpallet për herën e dytë kampion i Kosovës në futsall

news image

FC Prishtina 01 është shpallur kampion për herë të dytë radhazi në Lirimi Superligën e Kosovës në futsall.

Pas një loje spektakolare në Drenas, skuadra e FC Prishtina 01 arriti ta mposhtë FC Liqenin pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll me barazim 4-4, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol për t’u mbyllur takimi me rezultat 5-5.

FC Prishtina 01 ishte më e mirë në penallti, duke marr fitoren e dytë në play-off për tu shpallur kampion.

Kujtojmë se këtë edicion Prishtina 01 ka qenë gjithashtu fituese e Kupës së Kosovës në futsall, duke mposhtur pikërisht Liqenin në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultat 3-2.

/GazetaSinjali/