image Prishja e raporteve me SHBA-të, Thaçi: Kosova do të jetë me ekonomi të varfër, demokraci të lëkundur dhe pa investime të huaja

Politikë

Prishja e raporteve me SHBA-të, Thaçi: Kosova do të jetë me ekonomi të varfër, demokraci të lëkundur dhe pa investime të huaja

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer heshtjen pas tri vjetësh, kohë kjo e qëndrimit në paraburgim në Hagë. Ai ka folur për çështjet politike në vend dhe raportet e Kosovës me SHBA-të dhe faktorët e tjerë ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo që ka marrë vëmendjen Haçit është krizat e njëpasnjëshme në vend, për çka shprehet se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën”.

“Por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”.

“Përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë. Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sheh në retrospektivë për të treguar se Kosova, po, është storie suksesi, por është “storie e përbashkët suksesi” me aleatët e saj jetik perëndimor.

“Ta mendojmë Konferencën e Rambujesë, kohën e bombardimeve, çlirimin e Kosovës, bërjen e Kosovës shtet, njohjen e saj nga mbi 100 shtete, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, integrimin e saj në shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare”.

Këtu, ish Presidenti e kthen kokën kah skeptikët dhe kundërshtarët e bërjes së Kosovës shtet dhe të pavarur, dhe kërkon që të qëndrohet kah aleatëve.

Sepse, përkundrazi “Kosova do ta ketë pamjen e zymtë, të pasigurt, dekurajuese dhe me shumë dilema. Do të jetë ekonomikisht më e varfër, fare investime të huaja dhe me demokraci të lëkundur”.

“Një vendi me kriza të përhershme askush nuk i beson”.

Ish-Presidenti thotë se Kosovën që ai e beson është një Kosovë që është në NATO, në BE, “dhe në raporte të përjetshme speciale me ShBA-në”.

“Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA’së.Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni. Aleanca me SHBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi. Suksesi ynë është mirënjohja më e madhe që Perëndimi mund të pranojë dhe vlerësojë nga Kosova”, tha ish-Presidenti në intervistë për Nacionalen.

/GazetaSinjali/