image Prishet kablloja e rrymës në Podujevë, KEDS: Po punohet për ta rregulluar sa më shpejt

Sociale

Prishet kablloja e rrymës në Podujevë, KEDS: Po punohet për ta rregulluar sa më shpejt

news image

Njëra nga lagjet në qytetin e Podujevës po përballet me një problem lidhur me një kabllo të energjisë elektrike, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga lagjja “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë teksa shihet një gropë e hapur e cila është mbushur me ujë shkak i reshjeve të shiut në të cilën ndodhet efekti i prishjes së kabllove të rrymës të një faze elektrike.

Sipas qytetarit të Podujevës, banorët e asaj lagjeje tashmë janë të rrezikuar nga kontakti i rrymës me ujin.

Sinjali ka kontaktuar me Zëdhënësin e Informimit të KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se kablloja e tensionit të ulët është në prishje dhe po rregullohet derisa shtoi se nuk paraqet ndonjë rrezik.

“Aty një kabllo e tensionit të ulet është në prishje. KEDS është duke e rregulluar. Ajo nuk paraqet ndonjë rrezik sa i përket kontaktit me energji elektrike. KEDS do ta rregullojë në kohën më të shkurtër te mundshme”, tha Buzhala për Sinjalin.

/GazetaSinjali/