image Prindi dyshohet se vrau djalin në Prishtinë/ Policia jep detaje

Siguri

Prindi dyshohet se vrau djalin në Prishtinë/ Policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak minuta më parë për një vrasje në Prishtinë ku një prind dyshohet se ka vrarë djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Tani lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 17:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/