Gazeta Sinjali raportoi pak minuta më parë për një vrasje në Prishtinë ku një prind dyshohet se ka vrarë djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Tani lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 17:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, tha ajo.