image Prindërit kërkojnë që mësueses Dashurije Agaj t’i vazhdohet kontrata e punës prapë, në shkollën fillore "Selami Hallaqi" në Gjilan

Arsim

Prindërit kërkojnë që mësueses Dashurije Agaj t’i vazhdohet kontrata e punës prapë, në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan

news image

Pas anulimit të konkursit nga kryetari i komunës Alban Hyseni, prindërit kanë mirëpritur këtë lajm pasi që kanë kërkuar që mësueses Dashurije Agaj, t’i vazhdohet kontrata e punës.

Përmes kërkesës së Këshillit të Prindërve, kanë vlersuar lartë puna dhe përkushtimin e mësueses, Dashurije Agaj, e cila për tri vite radhazi ka punuar me kontratë mbi vepër.

Prindërit kanë dorëzuar edhe një kërkes kryetarit Alban Hyseni, kërkojn rikthimin e mësuese Dashurie Agaj Selishta në vendin e punës.

Prindërit dhe nxënësit kishin organizuar një protestë për kthimin e mësueses Dashurije Agaj, në vendin e punës, ku tri vite radhazi ka punuar me kontratë mbi vepër, ndërsa prindërit dhe nxënësit kërkojnë që t’i vazhdohet kontrata e punës.

Kjo është kërkesa e prindërve:

Kerkesë:

Prinderit kerkojne rikthimin e mesueses Dashurie Agaj Selishta ne vendin e punës.
Prinderit e klases se III/2 kerkojne qe  mesuesja Dashurie te kthehet ne vendin e punes ne shkollen fillore Selami Hallaqi. Femijeve perkatesisht nxenesve u eshte bere padrejtesi qysh ne fillimin e klasese se pare, eshte hera e trete qe po i ndrrohet mesuesja, e kjo gje po shkakton  shqetesim dhe stres tek femijet. Pas anulimit te konkursit pershkak te parregullsive prinderit kerkojne nga instancat perkatese qe mesueses ti mundesohet se pari konkurimi dhe te kthehet te vazhdoj punen memnxenesit.

/GazetaSinjali/