image Prindërit e Rita Orës takohen me Albin Kurtin dhe gruan e tij në Prishtinë

Bota e Yjeve

Prindërit e Rita Orës takohen me Albin Kurtin dhe gruan e tij në Prishtinë

news image

Të martën, shteti i Zvicrës shënoi ditën e tij kombëtare të pavarësimit. Një ditë si kjo u shënua edhe në Kosovë, me një organizim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Mes shumë të ftuarve, prezentë në këtë ngjarje kanë qenë edhe prindërit e yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) publikuan në rrjetet sociale disa imazhe nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku mes të tjerash janë takuar edhe me plot figura të rëndësishme shtetërore.

Në disa prej fotografive që çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, mund të shihet teksa ata përshëndeten edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.

“Urime Ditën Kombëtare Zvicër. Faleminderit që na ftuar Zonja dhe Zotëri Ambasador dhe për këtë ditë të mrekullueshme. Ju dëshirojmë më të mirat në të ardhmen”, ka shkruar babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu në Instagram.

Prindërit e këngëtares shqiptare përndryshe posedojnë një shtëpi në Prishtinë dhe një tjetër në Ulqin – dhe i kanë të shpeshta vizitat e tyre në Kosovë.

/GazetaSinjali/