Angazhimi i prindërve ka lehtësuar dhe rregulluar gjendjen në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet, ku fal kësaj janë realizuar një sërë projektesh pa ndihmën e Komunës së Prishtinës.
Pajisja me laptopë, rinovimi i tualeteve, vendosja e kamerave në të gjitha pjesët e shkollës, ndërtimi i këndeve të leximit, janë ndër disa investime që ka përfituar kjo shkollë si rrjedhojë e angazhimit të prindërve për të gjetur donatorë për të përmirësuar mirëqenien e nxënësve.
Jehona Oruqi, drejtoreshë në “Faik Konica” tha se në këtë shkollë ekziston një trekëndësh funksional e konstruktiv në mes mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.
“Bashkëpunimi me prindërit në shkollën tonë është i nivelit shumë të lartë që do të thotë se punon, funksionon trekëndëshi mësimdhënës-prindër-nxënës. Gjatë periudhës së parapërgatitjeve për fillimin e mësimit në shtator, Këshilli Drejtues me përfaqësuesit e prindërve dhe po ashtu të mësimdhënësve, kanë kontribuar në përgatitjen ë gjitha proceseve për të filluar mësimin me prezencë fizike në shkollë. Është bërë fillimisht intervenimi në tualete të shkollës, të cilat janë rinovuar në tërësi, gjithashtu janë pajisur klasat me internet, po ashtu me laptopë që mundëson mësimin sipas skenarit B në shkollën tonë”, ka thënë ajo.
Tutje, Oruqi tha se Këshilli Drejtues me përfaqësuesit e prindërve kanë kontribuar në përgatitjen ë gjitha proceseve për të filluar mësimin me prezencë fizike në shkollë.
“Unë jam shumë falënderuese për këta akterë që bashkëpunimin në çdo moment kur ne kemi kërkuar kanë qenë të gatshëm dhe ende vazhdojnë të jenë të gatshëm të ndihmojnë në proceset e shkollës”, tha ajo. Përderisa sipas rregullores arsimore mbledhjet me prindërit janë obligative që të mbahen dy herë në vit, në shkollën “Faik Konica” ato mbahen më shpesh. Por ne kemi Këshilli drejtues që janë përfaqësuesit e prindërve në këtë këshillë është nga radhët kemi edhe Këshillin e prindërve, mbledhjet janë obligative dy herë ne vit, por ne si shkollë ndonjëherë edhe më shpesh realizojmë mbledhje me prindërit. Sa herë që është nevojshme bashkëpunimi në vazhdimësi gjatë tërë kohës së pandemisë ka qenë prezent për gjë të cilën jam shumë falënderuese”, tha Oruqi për EO./Gazeta Sinjali/