Opozitari iranian në mërgim, Princi i Kurorës Reza Pahlavi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e quajtur “mi të frikësuar” dhe duke paralajmëruar fundin e afërt të regjimit të Republikës Islamike.
Në një adresim publik drejtuar popullit iranian, Pahlavi i bëri thirrje qytetarëve që të mos e sakrifikojnë jetën për një sistem që ai e konsideron në rrëzim të plotë.
“Republika Islamike ka arritur fundin e saj dhe është në proces të shembjes.”
Sipas tij, përballja disa dekadëshe e regjimit me popullin ka ardhur në pikën e fundit: “Fundi i Republikës Islamike është fundi i luftës së saj 46-vjeçare kundër kombit iranian.”
I bindur për rrëzimin e pushtetit aktual, Princi Pahlavi u shpreh me tone shprese për të ardhmen.
“Republika Islamike ka ardhur në fund dhe po shembet. Ajo që ka filluar është e pakthyeshme. E ardhmja është e ndritur dhe së bashku do ta kthejmë faqen e historisë. Tani është koha për t’u ngritur; koha për të rimarrë Iranin. Do të jem me ju së shpejti.”
Në një video-mesazh, ai theksoi se ekziston një plan konkret për pas rënies së regjimit.
“Ne kemi një plan për të ardhmen e Iranit dhe lulëzimin e tij. Ne jemi të përgatitur për njëqind ditët e para pas rënies, për periudhën kalimtare dhe për krijimin e një qeverie kombëtare dhe demokratike – nga populli iranian dhe për popullin iranian.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!